Temperatura deri 38 gradë Celsius, në disa pjesë të vendit priten reshje të shiut

405
fresco

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me reshje të herëpashershme të mëdha të shiut dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të fuqishme shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 31 deri 38 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.

Sipas DPHM, deri të enjten do të mbizotërojë mot me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullimë. Vende vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat gjatë ditës do të kenë rënie, sidomos ditën e enjte dhe të premte, kur do të fryjë erë e fuqishme veriore.

Comments