Presidenca reagon ndaj raportit të Maqedonisë Veriore: Në asnjë shtet të botës, nuk ia marrin telefonin për skanim kreut të shtetit

374
fresco

Maqedonia e Veriut ka bërë publik sot raportin në lidhje me incidentin që ndodhi në aeroportin e Shkupit ndaj presidentes Osmani.

AAC-ja njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

Ndaj këtij raporti ka reaguar ashpër presidenca e Kosovës.

Në reagim thuhet se në asnjë shtet të botës nuk merret telefoni ndaj kreut të shtetit.

Comments