Ligji për Gjuhët e pakicave, mollë sherri mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve!

871
fresco

Dy muaj pas formimit të qeverisë së koalicionit me premier kryekomitin Micko, në qarqe të ndryshme siç është instituti më i lartë i barazisë ligjore Gjykata Kushtetuese, po shfaqen ndjenjat shovene dhe nacionaliste ndaj gjuhës shqipe.

Kësisoj, dje kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, tha se “me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik”, përcjell TV21.
Në bazë të kësaj deklerate të kreut të Gjykatës Kushtetuese ky ligj së shpejti mund të shfuqizohet!

Me këtë dekleratë shovene ndaj identitetit kombëtar dhe gjuhësor të shqiptarëve qarqet navionaliste sllavo-maqedone duan të na rikthejnë në kohën e Gligorovit dhe Cërvenkovskit, kur rrënohej godina e Universitetit të Tetovës vetëm pse shqiptarët do të mësonin në gjuhën shqipe.

Mbi këtë dekleratë kanë reaguar Fronti Europian: Të mos preket gjuha shqipe!
Gjithashtu edhe VLEN ka deklaruar se: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti!

Lidhur me dekleratën e Konstadinovskit ka reaguar edhe Agjencia Për zbatimin e Ligjit për Gjuhët e pakicave, të cilët janë prononcuar se “nismat e këtilla janë kryekëput me karakter politik, nacionalist dhe antinjerëzor. Gjuha shqipe u përket shqiptarëve dhe nuk rrezikon askënd. Tendenca për ta përjashtuar shqipen nga përdorimi zyrtar, është ide e vjetër e cila, siç e dimë, ka prodhuar tensione dhe konflikte”.

Le ta sqarojmë më tej se çfarë është ligjin për përdorimin e gjuhëve që partitë politike shqiptare e quajnë ligji për Gjuhën Shqipe! Ky ligj që “u shit” si ligji për Gjuhën Shqipe për pushtetin është ligji për përdorimin e gjuhëve të pakicave dhe se aty nuk bën pjesë sllavishtja e supremacisë si gjuhë e Mickos dhe as e Filipçe, por e pakicave shqiptare dhe rome si ligji që mbron gjuhët e pakicave që flasin së paku 20% e bashkësive etnike nëpër komunat përkatëse.

Kjo ishte proçka dhe mashtrimi i madh nga ana e subjekteve politike shqiptare për injorancën shqiptare dhe jo vetëm, ku të gjitha së bashku këtë ligj të gjuhëve të pakicave na reklamuan si ligji për Gjuhën Shqipe!
Ndaj kësaj “fitoreje të Pirros”, si realizim i minimumit (ligjit për përdorimin e gjuhëve të pakicave) të kërkesave legjitime të popullit shqiptar, megafonët e partive politike po alarmojnë opinionin shqiptar se nga qarqe nacionaliste dhe shoviniste brenda “drzhavës” dhe institucioneve ligjzbatuese po na dhunohet e drejta e përdorimit të Gjuhes Shqipe.

Në fakt, kjo nismë antishqiptare kërkon të fshijë edhe ato pak të drejta minimaliste që subjektet tona politike pa përjashtim i miratuan dhe na i proklamuan si arritje e madhe, ku gjuha shqipe do bëhej zyrtare si sllavishtja e Mickos dhe e Filipçes!

Pasojat e atij mashtrimi të madh se gjuha shqipe është zyrtare jo vetem nëpër komunat me të paktën 20% që flasin gjuhën shqipe por edhe në nivel republikan, dolën mbi sipërfaqe si gënjeshtra e madhe e shekullit që iu bë shqiptarëve!
Bashkë me të i doli era lakrorit që partiçkat tona politike kishin gatuar për shqiptarët.

Thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe ajo sapo ështe shfaqur në sipërfaqe herë nga pushtetarët e herë nga zbatuesit e drejtësisë si zbatues të ligjit përmes përbindëshve të saj ku duket qartë urrejtja ndaj gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar si popull autokton i kësaj treve të Ilirisë së lashtë.

Medai Shaholli

Comments