Kurti mbledh kreun e financave, mbrojtjes dhe ushtrisë, në Ballkonin e Hapur

205

Kryeministri Albin Kurti ka postuar një foto nga ambientet e Ballkonit të hapur ku ka shkruar:

“Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, tha Kurti.

Comments