Aktakuza për rastin Banjska, Hill: Pjesëmarrësit e asaj ngjarje të mbahen përgjegjës

134

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e Banjskës.

Ai ka bërë me dije se për këtë çështje nuk ka ndryshuar qëndrim.

Gjatë një eventi për përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, diplomati amerikan ka thënë se autorët e atij sulmi duhet të mbahen përgjegjës.

“Pozicioni i SHBA-së në lidhje me Banjskën është i njohur, ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë, ne po avokohemi që pjesëmarrësit e asaj ngjarje të mbahen përgjegjës”, ka thënë Hill.

Ai ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovës – Serbi.

“Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kthehen në dialog. Kjo është e rëndësishme, nuk ka dialog shmangie dhe të gjitha përpjekjet duhet të synojnë të ulen në tryezën e bisedimeve”, është shprehur HIll, raporton Reporteti.

Comments