Kurti konfirmon ndryshimin e masave për mallrat që hynë nga Serbia

163
fresco

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se është marr vendim për zbutjen e masave për mallrat që hynë nga Serbia në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.

Përmes një konferencë për media, Kurti ka treguar se në Merdare është bërë ndryshimi i masës nga kufizimi tek kontrolli i shtuar.

“Ministri i brendshëm i ka shkruar drejtori të doganës, se njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi tek kontrolli i shtuar” tha Kurti, shkruan Insajderi.

Sipas tij, ky vendim është deri tek vijnë skanerët e tjerë dhe pastaj sipas Kryeministrit do të vendoset në të gjitha pikat kufitare./Insajderi.org/

Comments