Detaje nga shpërthimi fatal ku vdiq një person në pompën “DeltaGroup”

164
fresco

Një bombolë e gazit ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Insajderi merr vesh që viktima Visar Muriqi ishte ftuar nga biznesi “Delta Group”, pronë e vëllezërve Jusaj që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit dhe e njëjta të përdorej për derivate të tjera.

Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombolë që gjendej nëntokë, por e njëjta ka shpërthyer.

Nga ky shpërthim, siç mëson Insajderi trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese, ku edhe është dëmtuar seriozisht duke u shkaktuar vdekje e menjëhershme.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka thënë gazetës se aktualisht në vendin e ngjarjes janë kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. /Insajderi.org

Comments