Osmani uron Trumpin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale

79

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në garë për president të SHBA-ve.

Osmani ka thënë se SHBA mbetet partner i palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës.

“Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpin dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lire” – ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.

Comments