Hamiti rikujton: Kurti e quante Blinkenin naiv, s’i njohin ata që punojnë me Trumpin

137
fresco

Ish-diplomati kosovar, Muhamet Hamiti, duke folur për fitoren e Donald Trump si President i ShBA-ve, ka komentuar edhe marrëdhëniet Kosovë-ShBA, përkatësisht për plasaritjen e madhe që ka ndodhur gjatë kësaj kohe mes qeverisë kosovare dhe amerikane (administratës demokrate).

“Kemi një qeveri që është tash e katër vjet në pushtet dhe kemi një qeveri me kryeministrin Kurti i cili ka bërë komente të pahijshme para katër viteve për administratën amerikane, Shtëpinë e Bardhë, i jepte ngjyra tjera, dhe në vitin e kaluar ne morëm sanksione edhe nga SHBA’të, u përjashtuam nga Defender23 që e patëm prit me shumë qef. Kemi kryeministër që vitin e kaluar sekretarit Blinken i thoshte naiv”, tha ai në “Frontal” të T7.

“Unë me sa i përcjell zhvillimet në Evropë dhe SHBA, kam parë një trend në Evropë që në njëfarë mënyrë ka paragjykuar dhe madje po ta përcillje mediat në Evropë do të krijohej përshtypja se as që do të bëhet fjalë që fiton Trump, kësaj here është i pafalshëm. Kur ka fituar herën e parë Trump ia kanë huqur plot vende evropiane sepse kanë pasur përfaqësi të veta diplomatike në SHBA dhe ata nuk ia kishin dalë që të krijonin raporte me ekipin e Trumpit i cili pastaj erdhi në pushtet. Tash kemi një administratë të dytë Trump dhe jam i sigurt që të gjitha vendet janë më të përgatitura, kanë njohje më të mëdha për njerëzit me të cilët do të punojë Trumpi. Uroj të jetë kështu edhe për Kosovën, ndonëse nuk jam i sigurt”, tha Hamiti.

Comments