
Kanë ngelur edhe pak minuta para se të startojë finalja e madhe e Champions Leagues ku Juventusi dhe Real Madrid do të tentojnë suksesin e fundit sezonal.
Për herë të parë në histori, finalja e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohen në një impiant tërësisht të mbuluar.

Për herë të parë në histori UEFA ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.
Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve dhe kjo është arsyeja parësore që ndodh ky veprim.