I dyshuari dhe dy familjarët e tij i bëjnë për spital policët në Vushtrri
Një burrë i dyshuar për vepra penale dhe dy familjarë të tij i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të enjten pasdite në Vushtrri.
Sulmi ndaj policëve ndodhi në momentin kur dy oficerët policorë po ekzekutonin një urdhër për arrestimin e të dyshuarit.
“Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Policia tha sot se zyrtarët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Po ashtu, edhe dy familjarët e tij janë dërguar në mbajtje.