Brahimaj i reagon Konjufcës: Patriot me filma, pse heshte kur ia falët 500 mijë euro Listës Serbe

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka komentuar veprimin e fundit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili në seancën e sotme i kërkoi Listës Serbe largimin nga salla e kuvendit.
“Dy muaj para zgjedhjeve Konjufca po na tregon qe eshte patriot me filma. Bajagi patriot je Glauk”, ka shkruar Brahimaj.
Statusi i tij i plotë në Facebook:

Pas 4 vitesh qeverisje, dy muaj para zgjedhjeve Konjufca zgjedh të bëhet patriot dhe të ju ndaloj deputetëve të Listës Serbe që të nënshkruhen. Kjo bukur do të ishte sikur të ishte e sinqertë.
Pas ngjarjes në Banjsko, qeveria e Kosovës i’a ka falë 500.000K menjehere Listes serbe e Konjufces bash zani sju ka ni
Edhe pse ne liste te zeze te SHBA dhe i ndjekur nga drejtesia e Kosoves Millan Radojcic ka komunikuar dhe ka bere marreveshje me Mimoza Kusarin shefen e GP te VV e prap Konjufces zani sju ka ni
Dy muaj para zgjedhjeve Konjufca po na tregon qe eshte patriot me filma. Bajagi patriot je Glauk.