Numërohen mbi 23 për qind e votave, VV shkon mbi 55%, LDK bie në 9%

353
fresco

Pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e të gjitha vendvotimeve.
Deri më tani sipas KQZ-së janë numëruar 23.65 për qind e votave, raporton lajmi.net.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se janë numëruar 23.65 për qind e votave.

Vetëvendosje ka 55.7 për qind, PDK 25.39%, LDK 8.99%, AAK-Nisma 5 për qind, Koalicioni për Familjen 1.09%, raporton lajmi.net.

Ndryshe pritet që sonte Komisioni Qendror Zgjedhor të numërojë shumë prej votave, e deri në orët e vona të natës të dihet veçse përqindja e përafërt e rezultateve përfundimtare.

Sonte numërohen votat e qytetarëve të Kosovës për partitë politike, por jo edhe për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/

Comments