KQZ-ja publikon votat e kandidatëve për deputetë: Këtu mund t’i shihni rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.
Deri më tash janë numëruar gati 90% e vendvotimeve.
Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.
Ky është LINKU.
“Ju njoftojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të emrave të Vetëvendosjes, më të votuarit janë Albin Kurti me mbi 259 mijë vota. Pas tij, Glauk Konjufca me 200 mijë.
Faton Peci ka befasur me mbi 96 mijë vota, kurse Albulena Haxhiu ka 90 mijë.
Hekuran Murati ka siguruar 95 mijë vota, kurse Xhelal Sveçla 85 mijë.
Mimoza Kusari-Lila ka mbi 60 mijë vota.
Dhjetë kandidatët më të votuar të PDK-së janë Bedri Hamza me 150294 vota, Memli Krasniqi 85293, Uran Ismaili 37017, Vlora Çitaku 34805, Sala Jashari 32052, Enver Hoxhaj 28497, Përparim Gruda 27004, Jakup Nura 26635, , Ganimete Musli 26293 dhe Rrahman Rama 25532.
Më të votuarit në LDK janë Lumir Abdixhiku me mbi 109 mijë vota.
Doarsa Kica-Xhelili ka mbi 44 mijë vota, kurse Hykmete Bajrami 41 mijë.
Kujtim Shala ka siguruar 37 mijë vota, përderisa Lutfi Haziri 27 mijë.
Anton Quni gjithashtu ka marrë 27 mijë vota, kurse 22 mijë ka siguruar Jehona Lushaku-Sadriu.
Në listën AAK-Nisma i pari është Ramush Haradinaj me mbi 37 mijë vota.
Fatmir Limaj ka marrë 22 mijë.
Time Kadriaj 12 mijë, aq sa edhe Bekë Berisha.
Betejë e madhe po bëhet edhe për një tjetër deputet.
Xhevahire Izmaku ka siguruar mbi 9 mijë vota, përderisa Vesel Krasniqi dhe Arbëreshë Krasniqi kanë marrë nga 10 mijë vota.