Haradinaj ‘gozhdon’ Limajn: E keqja ka emër – Albin Kurti

120
fresco

Ramush Haradinaj, partneri i Fatmir Limajt në koalicion, e ka gozhduar kryetarin e Nismës Socialdemokrate që të enjten ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj, në një reagim në rrjetin social Facebook të premten, tha shkurtimisht se e keqja e vendit është Albin Kurti.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, shkroi kryetari i AAK-së, raporton Paparaci.

Edhe pse AAK-ja, partneri i Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi me Vetëvendosjen, Fatmir Limaj ka ide të tjera.

Të enjten, në një intervistë në emisionin Debat Plus, Limaj tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen në emër të “interesit shtetëror”.

Ai tha se Nisma Socialdemokrate nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë për diskutime.

“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Limaj.

Limaj tha se Nisma është e ndarë nga AAK-ja, ndonëse ka garuar në një listë të përbashkët me partinë e Ramush Haradinajt.

Comments