Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, policia jep detaje: Të dyshuarit janë në arrati

101
fresco

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima është dërguar në QKUK, kurse dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Isa Boletini Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Comments