Dileri i drogës arrestohet në Tetovë, gjatë bastisjes i gjeten drogë dhe para

242
fresco

Më 21.02.2025, në orën 16:55, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë e kanë ndaluar M.M. (37) nga Tetova.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan katër kavanoza me marijuanë, para në denominacione të ndryshme dhe objekte të tjera për të cilat ka dyshim se janë të ardhura nga vepra penale.

Personi është mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohet një denoncim përkatës.

Comments