Video: Raportohet se kjo është nënkryetarja e Erden Atiqit të VV-së, duke treguar si shkoi si vullnetare e Millosheviq në Kroaci

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, paraqet një grua, për të cilën raportohet se është Katarina Adjancic, nënkryetare e Erden Atiq në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Aty, ajo thuhet se flet se si shkoi vullnetare në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nisi luftë në Kroaci.
Intervista është dhënë për televizionin serb “RTS”.
Gazetari Shkodran Hoti e ka publikuar intervistën në fjalë, duke ia bashkëngjitur mbishkrimin:
“Kjo është Katarina Adjancic, sot nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, konkretisht e Erden Atiqit të VV’së.
Në këtë video është gjatë viteve të ’90-ta, si paramalitare vullnetare në luftën kundër Kroacisë. Në video po tregon se kush është dhe pse i është bashku luftës”.