DHPM: Nga java e ardhshme borë dhe shi në Maqedoni

141
fresco

Drejtoria Hidrometeorologjike (HMA) ka bërë të ditur një parashikim të ri për ditët në vijim.

Ata thonë se nga e marta do të bjerë borë në lartësitë më të larta.

“Nesër dhe të shtunën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë me erë të fortë jugore (mbi 60 km/h). Ditën e dielë lokalisht dhe të hënën në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, të shkurtra në formë stuhie. Të martën priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. “Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat ditore do të zbresin nga 7 deri në 10 gradë”, njofton Departamenti Meteorologjik.

Comments