Kurti e nderon gazetarin tash të ndjerë slloven me të cilin militantat e VV-së sulmonin Halil Matoshin si “paramiltar serb”

146
fresco

Kurti shkroi lëvdata të mëdha për gazetarin slloven Iztok Tory pas vdekjes së tij, duke e lartësuar për kontributin në tregimin e të vërtetës për Kosovën gjatë të nëntëdhjetave.

Por, hiç më pak se ditë më parë një klip i publikuar në rrjete sociale ku i njëjti gazetar po intervistonte në Prishtinë disa figura si Halil Matoshin, Migjen Kelmendin – u përdrodh dhe mashtrua si “paramiltar serb”.

Matoshi pas shkrimit të Kurtit, doli me reagim.

Postimi i plotë:

Militantat e tij e shihnin si “paramilitar serb” – Kurti e madhnon Iztok Tory-n!?

1.

Më 1989 në nji protesë kundër orës policore, unë, poeti Mirjo Gashi, Astrit Salihu, Migjen Kelmendi e tjerë folëm për televizioni slloven në dokumentarin e Iztok Tory-t për Kosovën dhe jetën nën terror.

Tory paska ikë n’amshim.

Tory e ka transmetu të vërtetën për Kosovën.

Falemnerës!

2.

Entuziast t’padijshëm e shpirta t’keq, tue paraqitë dokumentarin e Tory-t si dosje ‘sekret’ demek si shkas me i gozhdu shqiptarët, e këputen naj copë nga ky dokumentar i shfaqun nga TV slloven po më 1989 dhe ua hodhen si asht militantave rrugaçë e t’pa ftyrë të Lëvizjes Vetëvendosje, me mbishkrimin: “Halil Matoshi tue folë me paramilitarë serbë gjatë Luftës së Kosovës!?”

Për me i dëshmu Albinit besnikni!?

3.

Shanë e pshtynë rreth pesë vjet.

Ashtu qysh edhe i do kjo Lëvizje, t’paftyrë, e tash Iztok Tory paska dekë dhe Kryeministri Albin Kurti e paska kujtu me elozhe, sllovenin dhe mirë ka bâ, por kurrë nuk u tha ndal militantave të tij (anëtarë e votues) që shpërndanë sekuenca në Tik-tok-un kinez, nga filmi dokumentar i Tory-t, me shamje kundër meje, pa e kuptu as gjuhën sëkëndejmi as për çka fitej aty!?

Mija shqiptarë ligana e flliqana më shanë e denigruen, tue u shndrru në vegla qorre t’pushtetit, e sot, lideri i tyne, Kurti e paska kja me lotë Iztokun tue madhnu filmin e tina ku jemi personazhe unë dhe disa miq të mi.

Dhe mirë ka bâ që e ka kujtu Tory-n, por Kryeministri harroi me na kërku falje neve që njerëzit e tina na denigruen me vite, tue përdor piknisht pamje nga Dokumentari i TV slloven!

4.

Për nji Kryeministër që thur laudatio për të huej, që nga Salvador Alende, e për serbët Djindjić, Ivanović e deri tek slloveni Iztok Tory dhe shanë e pshtynë njerëzit e Kosovës, (personazhe të Dokumentarit të Tory-t e veçmas gazetarët!?) çka me thânë?

Fale zo’ se e bân nga padija dhe lakmia për fuqi.

Por me i ba njerëzit me vuejt tue ua hedhë në qafë zagartë nga ktu e deri në Amerikë, e tana kjo herdokur ka me kërku përgjegje!

Nashta Albin Kurti do të kujtohet nji ditë se ekziston nji aht, nji diçka që quhet ‘KARMA’!?

Comments