Seanca s’shpëton pa populizëm, Albulena Haxhiu e vë flamurin kuq e zi te ulësja e Albin Kurtit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vuri flamurin shqiptar aty ku është i ulur kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e komisionit të përkokohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.
Të 119 deputetët sa ishin në sallë, votuan për formimin e këtij komisioni.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se për 15 minuta, ky komision duhet ta kryejë punën e tij.
Artan Abrashi është deputeti i zgjedhur i LVV-së, anëtar i këtij komisioni; Përparim Gruda nga PDK-ja; Armend Zemaj nga LDK-ja, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK, etj.