Gacaferi: Normal që Lista Srpska e voton Albin Kurtin se i ka çliruar nga Radoiçiqi

115
fresco

Luan Gacaferi i partisë Guxo, i cili në zgjedhjet e fundit garoi si deputet në listën e Vetëvendosjes, tha se “normal” që deputetë të Listës Srpska e votojnë Qeverinë Kurti sepse “i ka çliruar nga Milan Radoiçiqi.

Këtë deklaratë ai e bëri pas daljes në publik të disa bisedave të ish-ministrit Elbert Krasniqi, i cili kishte komunikuar me “A.K” për sigurimin e votave për qeverinë e re.

“4 vota të Listës Serbe na votojnë”, shihet duke thënë Krasniqi në këtë bisedë.

“Normal qe e votojnë Albin Kurtin se i ka çliruar nga Radojqiçi dhe bandat e tij në veri!
Kurrë nuk është vonë mi njoft edhe zyrtarisht shtetin e Kosovës si shtetin e tyre dhe të shkëputen nga Vuqiçi e Radojqiçi, sikurse deputeti tjetër serb Nenad Rashiqi qe moti e ka pranuar shtetin e Kosovës si të vetin!”, ka shkruar Gacaferi.

Ai tha se “askush nuk mundet t’i ndalojë deputetët e kuvendit qe të votojnë qoftë Pro e qoftë Kundër, apo qoftë të Abstenuar!”.

Sipas tij, nuk ka marrëveshje Vetëvendosje me Listës Srpska për koalicion.

“Rëndësi ka qe Albin Kurti nuk ka marrëveshje me Listën Serbe e as koalicion me t’a! Vota është e drejtë e tyre dhe këtë s’mundet askush të ja’u ndalojë sepse kështu e ka vendosur kushtetuta e Kosovës!”

Comments