“Nuk ka dëshmi të reja” – Gjykata refuzon kërkesën e Agim Islamit për përsëritje të gjykimit të rastit “Alfa”

60
fresco

I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor.

Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Islami, mësohet se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së Islamit, mes tjerash, për arsye sepse “nuk ka dëshmi të reja”.

midle

Megjithatë, Islami premton se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, për siç thotë, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”.

“Beteja për drejtësi dhe liri vazhdon. Mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”, shkroi mes tjerash Islami duke hedhur dyshime se “ky vendim i Gjykatës ka për qëllim të asgjësojë dëshmitë e reja”.

Comments