Kurti thyen heshtjen: Njëherë Kuvendi, tani Qeveria

84

Pas një periudhe pa deklarata publike rreth zhvillimeve politike në vend, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thyer heshtjen duke konfirmuar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë.

Deklarata e tij u bë gjatë një vizite në Komunën e Istogut, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social.

“Njëherë Kuvendi, tani Qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për mediat lokale, raporton Paparaci.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për të tetën herë radhazi.

Kandidatura e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në seancën e së hënës, me vetëm 54 vota pro, 44 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se përpjekja e radhës do të bëhet më 1 maj, në orën 11:00.

Comments