Nga Amerika drejt e në Spital Ushtarak në Beograd, a po e mbulon kështu Vuçiq dështimin e takimit me Trump?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA dhe është kthyer në Beograd me arsyetimin se i janë paraqitur probleme shëndetësore, transmeton Express.
Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe është pranuar në spitalin ushtarak në Beograd dhe se njerëz janë mbledhur jashtë spitalit.
Ish-mjeku i Boris Tadiqit dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, e kanë takuar atë në spital ushtarak.
Kreu i shtetit serb kishte paralajmëruar se do të takohej me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë qëndrimit në SHBA./GazetaExpress/