Hykmete Bajrami: Kryetari Abdixhiku ka ekskluzivitetin për t’iu përgjigjur letrës së VV-së

44
fresco

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për herë të parë në lidhje me letrën që Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar LDK-së për një bashkëpunim të mundshëm politik.

midle

Para mediave, Bajrami ka theksuar se çështja në fjalë është duke u trajtuar brenda strukturave të partisë dhe se kryetari Lumir Abdixhiku është i vetmi që ka ekskluzivitetin për të dhënë një përgjigje zyrtare.

“LDK është një parti e strukturuar dhe çdo komunikim i tillë institucional trajtohet me kujdesin e duhur. Kryetari i partisë, z. Abdixhiku, është ai që ka të drejtën dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur zyrtarisht çdo nisme apo komunikimi të tillë nga jashtë,” u shpreh Bajrami.

Comments