Kërcënoi policin në rrjetet sociale – 60-vjeçarit nga Tetova i ngritet kallëzim penal

104

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.M. (60) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “kërcënim i sigurisë”.

Më 24 dhjetor 2024, i padituri ka drejtuar kërcënime ndaj një të punësuari në Stacionin Policor të Tetovës përmes profilit të tij në një rrjet social.

Comments