Arsimi i Çegranit përballë momentit historik, luan për hyrje në Ligën e Parë!

66
fresco

Pas 52 vitesh histori, përkushtim dhe përpjekje të pashoqe, KF Arsimi i Çegranit sot ndodhet në prag të një momenti që dikur dukej si ëndërr e largët: një ndeshje që mund të çojë klubin për herë të parë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Arsimi sot në Gostivar nga ora 17:00 pret Makedonija Gj.P. në ndeshje direkte që siguron kualifikim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra verdhezi fton gjithë simpatizuesit, sportdashësit dhe komunitetin e Çegranit që sot të mbushin çdo ulëse në stadiumin e qytetit në Gostivar. Është koha që zëri i tifozëve të bëhet shtytje për futbollistët, zemrat të rrahin si një, dhe atmosfera të jetë e denjë për një sfidë që mbart peshën e dekadave.

midle

Nën moton “Luajmë për histori, luajmë për Ligën e Parë!”, Arsimi kërkon të shkruajë një kapitull të artë në librin e klubit, për ta kurorëzuar dashurinë për futbollin me suksesin më të madh sportiv në historinë e tij.

Sot, më shumë se kurrë, me zemër për Arsimin!

Comments