Çitaku-VV-së: Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit

69
fresco

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por njëlloj vakumi kushtetues.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar nga Kurti dhe VV të këndellen dhe siç thotë të mos e mbajnë peng Kosovën.

midle

““S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime.
Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës”.

“Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai. Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Comments