Tragjedi në Gramsh – dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Holta në Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën teksa ishin duke punuar në një kantier ndërtimi.
Sipas informacioneve dy viktimat janë Abaz Basha 22 vjeç dhe Ekzon Lleshi, 32 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./euronews