Van Dijk reagon për fishkëllimat ndaj Alexander-Arnoldit

Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
Ai do të bëjë lëvizjen e madhe drejt Real Madridit, si përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mirëpo dje anglezi në ndeshjen ndaj Arsenalit, u fishkëllye nga tifozët e Liverpoolit rreth largimit të tij, ku është quajtur edhe tradhtar.

Për këtë gjë foli edhe kapiteni i “Reds”, Virgil Van Dijk.
“Për mua nuk ka vend tjetër për të qenë në këtë pikë”, tha holandezi. “Të gjithë ndajnë mendime të ndryshme dhe ai ndihet sikur i ka bërë të gjitha – dhe ia doli – dhe dëshiron të provojë diçka ndryshe”, u shpreh Van Dijk.
Po flet për një nga klubet më të mëdha të të gjithëve, Real Madridin, tek i cili ai mund të shkojë, siç kam lexuar në media! Vendimi është marrë. Jemi të gjithë të shkatërruar, edhe lojtarët, pasi ai është një lojtar fantastik”, shtoi Van Dijk./IndeksOnline/