Është hapur votimi – Shqiptarët kanë 15 minuta kohë për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2025!

Pas një performance shpërthyese në skenën e Eurovisionit në Bazel, Shqipëria me Shkodra Elektronike dhe këngën “Zjerm” është në garë për një vend në finalen e madhe.
Votimi është tani i hapur dhe të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të votuar dhe për ta çuar Shqipërinë më tej në këtë konkurrencë prestigjioze evropiane.
Kujtojmë që votimi mund të bëhet përmes aplikacionit zyrtar të Eurovision Song Contest, faqes www.esc.vote, si dhe përmes SMS në shtetet ku ky opsion është i mundur.
Mënyra se si mund të votoni për Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2025” nga shtetet në të cilat jetoni (Foto: Eurovision Albania/Instagram)
Shqipëria nuk mund të votohet nga vetë territori i saj, prandaj mërgata shqiptare luan rolin kyç për fatin e vendit tonë sonte.
Është momenti që zëri i diasporës të dëgjohet – votoni për Shqipërinë dhe mbështesni “Zjerm” për të ndezur edhe finalen e madhe të Eurovision 2025!