Mirlind Kryeziu po largohet nga Zurichu, tifozët e befasojnë me një koreografi

98
fresco

Skuadra e Zurichut mbrëmë shënoi fitore 4:1 ndaj Winterthurit, e vlefshme për Superligën e Zvicrës, faza e mbijetesës.

Kjo ishte ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon dhe tifozët befasuan mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziun, shkruan Indeksonline

Kryeziu do të largohet nga Zurichu në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti dhe tifozët nga Zvicra u përkujdesën për një koreografi përshëndetese për të.

midle

“Një pjesë mentaliteti që po largohet”, shkruhej në koreografinë e shfaqur para ndeshjes.

28-vjeçari ishte pjesë e akademisë së Zurichut dhe pas më shumë se 13-vjetëve po largohet nga kjo skuadër.

E ardhmja e lojtarit kosovar nuk dihet dhe tashmë ai do jetë “futbollist i lirë”./Indeksonline/

Comments