Bajrami: Superkriminelët sipas Kurtit, janë ngritur në këmbë, duke e arsyetuar rritjen e energjisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për mënyrën e arsyetimit të qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Shkelësit e Kushtetutës – superkriminelët sipas Albin Kurtit, janë ngritur në këmbë, duke e arsyetu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike 128% për qytetarë e 260% për bizneset prodhuese e për punëdhënësit më të mëdhenj në vend”.
Postimi i plotë:
Shkelësit e Kushtetutës – superkriminelët sipas Albin Kurtit, janë ngritur në këmbë duke e arsyetu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike 128% për qytetarë e 260% për bizneset prodhuese e për punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
Arsyetimin e tyre ata e lidhin me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan.

Këta jo vetëm që janë abuzues të pozitave zyrtare, të besimit që ju ka dhënë qytetari, por edhe janë të padijshëm, e si të tillë tentativë për manipulim me opinionin e kanë të neveritshëm.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, interesit qytetar dhe ekonomisë së tregut. Për dallim prej servilëve të Kurtit që për të qënë taman servil ndaj tij flasin edhe kundër diplomave e shkollave të tyre, ne e bëjmë dallimin në mes të ”konkurrencës së lirë” dhe ”monopolit”.
Është fakt i pamohushëm që deri tani bizneset kanë marrë vetëm një ofertë për furnizim me energji pas datës 1 qerdhor, këtë ofertë e kanë marrë nga KESCO me çmim 260% më të lartë se çmimi aktual.
Dhe po ne nuk e fshehim, jemi në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre, të cilët përpos faturave të larta të energjisë do të goditën edhe nga një valë tjetër e inflacionit dhe po jemi në mbrojtje të 1300 bizneseve më të mëdha në vend, por LVV është kundër qytetarëve e kundër biznesëve sepse po bën e po mbron politika që e godasin qytetarin e biznesin vendor dhe favorizojnë monopolin e mafinë energjetike që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së LVV-së.
Sqarim: LDK-ja ka qënë në opozitë kur është privatizu Distribucioni, Mimoza ka qënë pjesë e Komitetit ndërministror që e ka bë privatizimin, si zavëndese e Hashim Thaqit dhe ministre e Tregtisë, e Armend Muja në atë kohë ka qënë pro qeverisë e kundër LVV-së.