Pasdite pritet të fillojnë reshjet e shiut, prej nesër rënie temperaturash

73
fresco

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës priten reshje lokale të shiut që në disa vende do të jenë më të dendura.

Nga DPHM-ja kumtojnë se do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë Celsius.

midle

Në Shkup, paradite me diell me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të shtohen, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celisus.

Nga nesër, megjithatë, pritet një rënie e temperaturës ditore dhe priten reshje të dendura të shiut mbi 30 litra për metër katror, ​​ndërsa në viset më të larta priten kushte për reshje të herëpashershme të borës. Do të fryjë erë veriore mesatare deri e fuqishme me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, veçanërisht përgjatë Vardarit. Në ditët e fundjavës dhe të hënën do të ketë kushte për reshje të lehta lokale të shiut, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje përsëri.

Comments