Vazhdojnë reshjet e shiut, nesër priten reshje të borës nëpër male

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë të dendura dhe deri në fund të ditës do të bjerë mbi 30 l/m2. Nga fundi i ditës, në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pasdite dhe gjatë natës drejt të shtunës do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 60km/h), veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i freskët me reshje shiu, kohë pas kohe i dendur. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë.
Siç njoftojnë nga DPHM-ja, të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në malet më të larta në orët e mëngjesit do të ketë kushte për borë të dobët. Temperaturat ditore në ditët në vijim do të vazhdojnë të rriten.