Trump i alarmuar për Gazën: Shumë njerëz po vdesin nga uria, SHBA do të kujdeset për këtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të premten se situata humanitare në Rripin e Gazës do të adresohet nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur gjendjen aktuale alarmante për shkak të mungesës së ushqimit.
Sipas AFP-së, gjatë ndalesës së fundit të turit të tij në Gjirin Persik, Trump është deklaruar para gazetarëve duke thënë se:

“Po shohim çfarë po ndodh në Gaza. Dhe do ta marrim përsipër. Shumë njerëz po vdesin nga uria.”
Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen në një moment kur situata në Gaza është përshkallëzuar, me komunitetin ndërkombëtar që bën thirrje për ndihmë humanitare urgjente për civilët e bllokuar.
Ndërkohë, sipas The Guardian, komentet e Trump sinjalizojnë një gatishmëri të mundshme për ndërhyrje ose mbështetje nga SHBA për të zgjidhur krizën.