Rrëmbimi i doktor Hafir Shalës nga milici Syleviq dhe montimi rastit Ramadani nga Syleviq.

67
fresco

Sipas dëshmive të dhëna pas luftës, Fadil Syleviqi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e doktor Hafir Shalës – mjekut të parë të UÇK-së gjatë luftës. Megjithatë, një dëshmitar i cili pretendon se e di të vërtetën e plotë të këtij rasti, ka deklaruar se pas një takimi në një kafene me Syleviqin, ky i fundit i kishte thënë se dikush tjetër kishte qenë përgjegjës për zhdukjen e doktor Hafir Shalës.
Kjo deklaratë ngre disa pyetje të rëndësishme:
• A ishte ky takim mes dëshmitarit dhe Syleviqit thjesht miqësor?
• Sa është e besueshme deklarata e dëshmitarit, kur ai vetë ka qëndruar në mënyrë të qetë me Syleviqin në kafene, pa denoncuar asgjë?
Pas luftës, Syleviqi u përkrah nga disa figura të pushtetshme. Pavarësisht se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kishte konstatuar se ai nuk i kalonte kriteret e sigurisë për të shërbyer në institucionet e shtetit, ndërhyrja politike bëri që kjo pengesë të hiqej dhe ai të kthehej në detyrë.
Në rasti Ramadani,Syleviqi dyshohet se kishte kryer mision për të mbuluar autorët e vërtetë të krimit. Syleviq ka humbur provat, i ka fshehur dëshmitë dhe ka ndërtuar një rast të rremë kundër vëllezërve Ramadani, vetëm për të mbrojtur kriminelët e vërtetë. Kjo ngre pyetjen: kujt i bëri nder Syleviqi në këtë rast, apo kujt i kishte borxh që e kreu këtë mision të errët?
Drejtesia duhet ti hetoj edhe dëshmitaret që ndrrojn deklarata për interesa të tyre.

Comments