Kërcënoi gjykatësin në oborrin e shtëpisë së tij– ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili ngarkohet për veprën penale – Kërcënim i sigurisë, sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i akuzuari ka kërcënuar se do të sulmojë jetën ose trupin e një zyrtari publik – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet janë bërë në lidhje me detyrat profesionale që gjyqtari i ka ushtruar brenda kompetencave të tij.

I akuzuari ka hyrë në oborrin e shtëpisë familjare të gjyqtarit, e ka pyetur nëse e njeh dhe menjëherë ka filluar ta kërcënojë, duke përmendur një çështje gjyqësore të supozuar. Pas kërcënimeve të bëra me zë të lartë, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bashkë me aktakuzën, prokurori kompetent publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin.