Vrasje në Durrës: Ekzekutohet me breshëri plumbash një 25-vjeçar

Një atentat ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë mesnatës.
Burimet bëjnë me dije se një 25-vjeçar, i identifikuar si Ermir Dedja, është qëlluar për vdekje në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18, ku autorë të maskuar kanë hapur zjarr ndaj viktimës dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima humbi jetën në vend nga plagët e marra.

Ermir Dedja ishte një emër i njohur për policinë, i skeduar për përfshirje në veprimtari kriminale, ndonëse detaje të mëtejshme nuk janë dhënë ende.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e atentatit. Zona është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa po përdoren edhe pamje nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e krimit.