Tre vetura digjen në Manastir – njëra në pronësi të një kompanie nga Tetova

98
fresco

Në një zjarr që ndodhi natën, 20 minuta pas mesnate, u dogjën tre automjete të parkuara përpara një ndërtese kolektive në rrugën “Lerinska” në Manastir.

Zjarri fillimisht ka shpërthyer në një “Toyota”, e më pas janë përfshirë edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë saj.

Sipas informatave jozyrtare, një nga automjetet e djegura është në pronësi të biznesmenit dhe ish-kandidatit për kryetar komune nga radhët e LSDM-së, Hristo Kondovski.

midle

Policia konfirmoi se automjetet janë djegur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe kanë parandaluar përhapjen më të gjerë të zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.

Sipas zëdhënëses së SPB Manastir, Sanja Stamatova, tre automjetet e djegura janë në pronësi të firmave private nga Manastir, Shkupi dhe Tetova.

– Zjarri shpërtheu në një parking në rrugën Lerinska, ku nga një person i panjohur është hedhur një lëng djegës, me ç’rast janë djegur tre automjete: një “Toyota RAV” hibride me targa të Manastirit, në pronësi të një firme private, përdorues ishte S.K.; makina e dytë e djegur është “Passat” me targa të Tetovës, gjithashtu në pronësi të një firme private; dhe makina e tretë e përfshirë nga flakët ishte “Dacia” me targa të Shkupit, gjithashtu pronë e një firme private. Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit – deklaroi Stamatova.

Comments