Bastisje në Raven të Gostivarit – Gjenden një pushkë dhe plumba pa leje

137
fresco

MPB njofton se me 28.05.2025, në orën 13:45, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kryen një kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të R.A. (66) në fshatin Raven, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose i materialeve shpërthyese”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit u gjet një pushkë dhe shtatë plumba, për të cilat ai nuk posedonte leje. Me R.A. është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Comments