“Pak u dënu, kam pritë burgim të përjetshëm se i ka vra dy vetë”, babai i njërit prej viktimave flet pas dënimit të Jon Hotit

160

Jon Hoti u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, në nëntor të vitit 2024, në Klinë.

Pas këtij vendimi, është deklaruar prindi i njërit prej dy viktimave, i cili u shpeh i pakënaqur me dënimin e shqiptuar.

“Shumë pak është dënu, se janë dy raste, nuk është vetëm një rast, për mendimin tim është shumë pak. Por e ka vendos gjykata, e lëmë ashtu. Unë e kam pritur burgim të përjetshëm. Ky është dënu shumë pak, pak, pak, pak. Ka bë krim që nuk bëhet”, tha prindi i viktimës.

Comments