Kryeinfermierja në Spitalin e Tetovës: S’është e vërtetë që infermieret tre muaj s’kanë marrë paga

Deri sa punonjësit shëndetësorë vazhduan sot protestën para Spitalit të Tetovës, drejtori i këtij institucioni, Agim Berisha nuk pranoi të prononcohet për media, përcjell TV21. Për problemin e mbi 140 të punësuarve në këtë spital, foli kryeinfermierja Dita Zaimi, e cila tha se është autorizuar nga drejtori për prononcim. Ajo kërkoi që punonjësit të formojnë grup pune dhe të adresojnë kërkesat e tyre me shkresë zyrtare, ndërkaq thotë se nuk është e vërtet se punonjësit tre muaj nuk kanë marrë paga.
“Se tre rroga nuk lanë marrë, nuk është e vërtetë. Nuk kanë marrë vetëm paga e prillit, dmth muaji maj…Vetëm këtë dua t’i demantojë se nuk janë tre, është vetëm paga e prillit që nuk është paguar dhe muaji maj tani ka mbaruar, dmth edhe ne i marrim deri më 15 pagat, ata gjithmonë i kanë marrë 1 apo 2 ditë para nesh, ose pas nesh, dmth tani me 15 vjen paga”, tha kryeinfermierja Dita Zaimi./tv21.tv