
Edhe djali i kreut të BFIM-së ka qenë pjesë e skenarit të errët më 27 prill me qëllimin për likuidimin e liderit të LR-PDSH-së Zijadin Sela shkruan Dokaz.mk, transmeton Faktiditor.ch
Zeklul Rexhepi është i punësuar si inspektor në MPB dhe është djali i kreut të BFIM-së Sulejman Rexhepi shkruan më tej dokaz.mk.Ky person njihet si kontravers dhe njihet si një person në opinion me vetëbesim të Sasho Mijalkovit ish kreut të policisë sekrete maqedonase..Ai poashtu njihet si bashkëpunëtor i Sinisha Aleksoski , Këshilltar i Sigurimit i Kryetarit të Shtetit dhe ish pjesëtar i MPB-së.

Dokaz .mk rrëfen përmes shkrimit se e shkuara e Zeklul Rexhepit është kriminale dhe që asnjëherë nuk i ka demantuar oficialisht.Ai ka qenë një i besuar i Milajkovit që prej kur në pushtet kishte ardhë VMRO-DPMNE me PDSH-në më 2006-ën.Atij poashtu iu janë besuar detyra TOP SECRET përfshirë Brodecin , Harun Aliun, Ngjarjet e Kumanovës dhe rasti i fundit i 27 Prillit në Parlament.
Sipas Dokaz.mk rasti i fundit i 27 Prillit në Parlament është ideuar dhe organizuar në mënyrë operative direkt nga S.M. dhe S.A me logjistikë dhe mbështetje operative nga qendrat pro serbe dhe pro ruse.Në këtë skenarë rol kyç ka patur edhe Zeklul Rexhepi që operativisht ta menaxhojë likuidimin fizik të Zijadin Selës.
Ai ka qenë me maskë në kokë , në Parlament është futur përmes hyrjes nga garazhi me pjesën tjetër të personave të maskuar nën kontrollin e S.A ndërsa kanë qenë të udhëhequr nga personi A.V.-N i njohur për opinionin si udhëheqës i të ashtëquajturës Banda Kriminale e Autokomandës.
Gazeta poashtu shkruan edhe gjithë planin se si më pas është sulmuar Sela dhe tentimi per ta likuiduar ate në natën e përgjakshme të 27 Prillit.