Mickoski: Pa ndryshimet e nevojshme ligjore, punëtorët e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nuk mund të marrin paga

103
fresco

Kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi që pa ndryshimet e nevojshme ligjore, punëtorët e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nuk mund të marrin paga, shkruan Alsat.

Kjo, siç theksoi Mickoski bëhet me qëllim që të harmonizohet me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore dhe me këtë Inspektorati të vendoset nën kompetenca të Ministrisë së Drejtësisë.

Megjithatë, sipas Mickoskit kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme, pasi që synimi është që Inspektorati të vendoset nën kompetenca të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

Për të kaluar ligji, duhet shumicë Badenteri, të cilët shumica parlamentare momentalisht nuk e ka. Kryeministri porosit të gjithë deputetët të votojnë ligjin dhe të tejkalohet problemi.

“Të gjitha grupet e deputetëve pres që ta mbështesin këtë ligj, në hap të parë të hyjë atje ndërsa më pas në hap të dytë sërish me ndryshim të ligjit të mund të hyjë në Agjencinë, pasi që ky është thelbi, Agjencia është ai që i krijon politikat, ndërsa Inspektorati kontrollon nëse ato politika zbatohen ose jo. Po për atë duhen disa muaj, që të mos presim, që të mos ndodh ajo, ne themi këtu të hyjë tani, menjëherë të paguhen pagat e prapambetura, të cilat njerëzit me nder i kanë përfituar. Ndërsa më tej do të duhet disa muaj që të hyjë në kuadër të Agjencisë dhe si organ i tillë të funksioonojë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

“Edhe ky ligj kërkon Badenter, në ndërkohë BDI paralajmëroi se nuk do t’i votojë këto ndryshimet të ligjit, keni bashkëpunim…Nëse BDI, nuk i voton atëherë BDI tregon se BDI është absolutisht koezistent në politikat e saja dyfytyrëshe, gjegjësisht dëshiron t’i lë njerëzit që janë në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe pa paga edhe më tej”, tha tutje Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk

Comments