Pronari i “Pucko Petrol” në Stamboll, VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga gjyqtarët

149
fresco

Pasi mediat raportuan se Asmir Jahoski, pronari i kompanisë “Pucko Petrol”, i cili deri para një muaji ndodhej në paraburgim në burgun e Shutkës, dje është parë në Stamboll, Turqi, ku ka marrë pjesë në një dasmë, ka reaguar partia në pushtet VMRO-DPMNE.

“Asmir Jahoski, i cili ka dëmtuar Buxhetin e shtetit për një shumë marramendëse prej 167 milionë euro dhe ndaj të cilit është në proces gjyqësor, aktualisht po shijon Bosforin. Pasi mori arrest shtëpiak për veprën penale të pastrimit të parave dhe përfitimeve të tjera nga blerja e mazutit me cilësi dhe prejardhje të dyshimtë, djali i deputetit të BDI-së tani shfaqet në media duke qëndruar në Bosfor, Turqi.

Gjyqtarët e përzgjedhur nga BDI dhe LSDM ia hoqën paraburgimin dhe ia morën pasaportën, pasi ai dha miliona si garanci që nuk do të arratisej. Tani shtrohet pyetja: si është e mundur që ai është në Turqi, ku shpenzon milionat që i ka vjedhur nga Buxheti i shtetit?

Sipas informatave publike, mësojmë se gjyqtarët i kanë miratuar Jahoskit kthimin e përkohshëm të pasaportës, në mënyrë që ai të mund të shëtisë dhe të kënaqet në Bosfor me paratë tona që ai dhe të afërmit e tij i kanë vjedhur nga Buxheti i shtetit! Drejtësia, duket, do të duhet të presë derisa ai feston mbrëmjen e maturës në Bosfor. Prandaj gjyqtarët duhet të përgjigjen. Reforma në drejtësi është e domosdoshme,” përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së.

Comments