Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë

49
fresco

Katër qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se dy shqiptarë u evakuuan përmes Jordanisë dhe dy të tjerë përmes Egjiptit. Ata ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare.

midle

“Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Disa ditë më parë, përmes Egjiptit, u evakuuan pesë shqiptarë të tjerë.

Comments