2 minutat e turpit në Kuvend, cirku vazhdon

75
fresco

Për të 36-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë mbeldhur sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por dhe kësaj radhe si dhe 35 herët e kaluara, ka dështuar konstituimi i kuvendit.

Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë rezultat.

Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.

midle

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të mërkurën në orën 11:00.

Kësaj radhe 53 deputetë votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline./

Comments