“Mund të ketë rritje ekstreme të çmimit të derivateve në Kosovë” – thotë kryetari i Shoqatës së N

65
fresco

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar rritje ekstreme të çmimit të derivateve të naftës pas sulmit të ShBA-së ndaj Iranit.

Me gjithë këtë Berjani tha për RTV21 se qytetarët nuk kanë nevojë për panik sepse sipas tij, ata po shërbehen me çmimet me të lira në rajon pas Maqedonisë së Veriut.

midle

“Çmimet e derivateve mund në rriten në mënyrë ekstreme me rastin e sulmit ndaj Iranit nga ShBA-ja ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten. Në mënyrë ekstreme dhe ka gjasa të jetë krizë globale. Në këtë krizë globale të derivateve të naftës qytetarët janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në regjion. Çmimet e naftës po rriten për shkak te tensioneve në mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frike për ndërprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjese të madhe të naftës ne bote dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, nje pike ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikojë më shumë në rritjen e çmimit të naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA-ja mund ta qetësojë tregun e naftës.”, tha Berjani për RTV21.

Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën me të madhe të naftës. Çmimet aktuale në Kosove janë: Diesel: 1.22€-1.32€ Benzine: 1.21€-1.31€.Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për panik sepse janë duke u shërbyer me çmimet me të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore ajo e ka akcizën më të ulët se ne për 20 centë”, shtoi Berjani./21Media

Comments